Publicisti Halil Matoshi është anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo u bë e ditur sot, gjatë një konference për media.
Matoshi gjatë prezantimit ka thënë se e zgjodhi AAK-në që t’i kthehet skenës ngaqë i beson fort kryetarit, Ramush Haradinaj.
Sipas tij Haradinaj dhe presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, janë dy politikanët e vetëm të cilëve u ka besuar, dhe mbi bazën e besimit, që sipas tij është bazë e politikës, e ka bërë këtë kapërcim.
“Mendoj që politika është besim. Nëse nuk ka besim, rezultatet janë të dobëta. Në jetën time, në politikë u kam besuar dy njerëzve: Ibrahim Rugovës dhe Ramush Haradinajt. Këta dy njerëz më kanë dhënë siguri. Nëse nuk ke siguri rezultatet janë të dobëta. Ne duam që qytetarëve të Kosovës t’ia kthejmë besimin. Prandaj na priftë e mbara”, ka thënë Matoshi.
Lideri i partisë Ramush Haradinaj, i ka uruar mirëseardhje në parti Matoshit, duke thënë se më të do të punohet për të mirë të vendit, raporton lajmi.net.
“Për ne shqiptarët Halil Matoshi është emër i njohur, në përpjekje bashkë me Ibrahim Rugovën ka përçuar mesazhe të rëndësishme për vendin. Me Halilin fatin e njëjtë e kanë përçuar edhe të burgosurit shokët e tij. Halili njihet për fjalët e tij, ne jemi të lumtur që e kemi në mesin tonë. Njerëzit e këtij vendi duhet me u bashku me punu për vendin pa hile”, ka thënë Haradianj.