Materialet nga ndërtesat e vjetra por edhe nga ato më të reja shpesh po paraqesin rrezik për kalimtarët e rastit. Ka ndodhur shpesh që pjesë të mureve dhe materiale të ndryshme të binë nga laryësitë e ndësrtesavë.
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e FerizajPress disa foto të një ndërtesë në rrugën “Rexhep Bislimi” ku shihet se kulmi ka filluar të prishet dhe të bie pjesë pjesë.
“ Pak kohë më parë kur filloi edhe era të fryej këto pjesë ishin shumë të pasigurta dhe nëse bien nga ajo lartësi mund të jenë të rrezikshme për qytetarët” ka thënë ky qytetarë.
Kohë më parë nga rënia e materialeve nga katet e larta të ndërtesave në Ferizaj kishte ndodhur edhe një aksident me fatalitet.