20,04,2024

MASHTI: Punëtorët e arsimit duhet të jenë të vaksinuar me të dy dozat deri në shtator

Must Read

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se viti i ri shkollor duhet të nisë me punëtorë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Nagavci përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se është duke u planifikuar që viti i ri shkollor 2021/22 të nisë në shtator me pjesëmarrjen e plotë fizike.

“Ne jemi duke planifikuar që vitin shkollor 2021-2022 ta fillojmë me pjesëmarrje të plotë fizike, andaj stafi arsimor duhet të jenë të përgatitur dhe të vaksinuar. Dëmet e shkaktuara në arsim nga pandemia janë evidente dhe shumë dimensionale prandaj, na duhet mobilizim i të gjithëve që të arrijmë përmirësim të gjendjes dhe rezultatet e synuara. Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimor të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19. Fatmirësisht ka mjaftueshëm vaksina të cilat janë të aprovuara dhe të sigurta”, ka shkruar Nagavci.

Sipas saj, vaksinimi është një nga parakushtet për kujdesin ndaj vetes dhe shëndetit publik si dhe krijimin e kushteve për mësim me prezencë fizike andaj dhe punëtorët arsimor duhet të jenë shembull në këtë drejtim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img