Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shpallur konkurs për Psikologë dhe Pedagogë.
Në këtë konkurs janë hapur pesë (5) vende të lira për Psikologë dhe tre (3) vende të lira për Pedagogë
| Republika e Kosovës Qeveria Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë |
Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës (Ligji nr. 03/L-212-Gazeta zyrtare nr. 90/1 dhjetor 2010), UA-26/2013, zgjedhja e nëpunësve për ofrimin e shërbimeve profesionale në institucionet e arsimit parauniversitar, UA- 34/2014-Funksionimi i Këshillit pedagogjik- psikologjik në shkolla :
Shpall konkurs për “Psikologë dhe pedagogë”
Institucioni: Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë
Titulli i vendit të punës:
Psikologë dhe pedagogë në institucionet edukativo-arsimore;
Vendi i punës sipas regjioneve arsimore: Prishtinë 10 (6 psikologë dhe 4 pedagogë), Mitrovicë 5 (3 psikologë dhe 2 pedagogë), Prizren 9 (pesë psikologë dhe katër pedagogë), Ferizaj 8 (pesë psikologë dhe tre pedagogë), Pejë, 6 (tre psikologë dhe tre pedagogë) Gjilan, 6 ( katër psikologë dhe dy pedagogë) Gjakovë, 6 (katër psikologë dhe dy pedagogë)
Datë: 25.06.2019
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Detyrat e pedagogëve:
- Planifikimin, programin dhe organizimin e punës edukative – arsimore
- Mbështetjen e hartimit dhe zbatimit të planit zhvillimor të shkollës
- Koordinimin e punës së aktiveve personale, planprogramin e mësimdhënësve
- Përkrahjen e klubeve të nxënësve, këshillat e prindërve dhe organet apo këshillat e tjera të shkollës
- Merr pjesë në hulumtimin e nevojave arsimore, në hartimin dhe zbatimin e projekteve shkollore
- Përcjellë dhe inkurajon futjen e risive dhe praktikave të mira pedagogjike
- Pedagogu vepron në realizim të efektshëm të procesit edukativo-arsimor
- Pedagogu ndihmon dhe udhëzon mësimdhënësit në zbatimin e metodologjive ndërvepruese të mësimdhënies duke promovuar filozofinë me nxënësin në qendër përmes ndihmës për implementimin e nxënies në bashkëpunim me mësimdhënësit duke i ndihmuar ata në përgatitjen e modeleve arsimore, planeve ditore dhe aspekteve të tjera të veprimtarisë arsimore.
Detyrat e psikologëve:
- Psikologu bashkëpunon me pedagogun e shkollës në të gjitha çështjet e përbashkëta të këtyre dy profesioneve
- Psikologu ka detyrë të kontribuojë në lehtësimin e procesit të të nxënit dhe promovon zhvillimin kognitiv, emocional, social dhe personal të nxënësit
- Psikologu ofron ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjike me të gjithë akterët në shkollë
- Psikologu punon me nxënës për të zhvilluar strategji efektive të të nxënit, zhvillimit social e personal të nxënësit
- Psikologu bashkëpunon me mësimdhënës, prindër dhe komunitetin
- Psikologu afron konsultime me mësimdhënës, prindër dhe komunitetin me qëllim të shëndetit sa më ë mirë të nxënësve
- Psikologu bashkëpunon me institucione profesionale të shkollës, institucione të tjera sociale dhe shëndetësore dhe organizata të tjera me qëllim të përvetësimit të praktikave të mira.
Kualifikimet dhe kushtet në vendin e punës:
- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në sistemin arsimor
- Psikologët të kenë përgatitje shkollore të nivelit master në Fakultetin Filozofik, degën e Psikologjisë- drejtimi: Psikologji shkollore dhe Këshillim, të fakultetit filozofik ( apo siç është rregulluar me UA 2014 për licencimin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional)
- Pedagogët të kenë përgatitje shkollore të nivelit master në degën e Pedagogjisë përkatësisht Fakultetin e Edukimit, studimet katërvjeçare në Degën e Pedagogjisë apo siç është e rregulluar me UA 2014 për licencimin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional)
- Njohuri dhe përvojë për sistemin arsimor
- Përvojë në zhvillimin e programeve dhe këshillimit
- Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit
- Shkathtësi këshillimi, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).
Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të kenë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në uebfaqen e MASHT-it dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit 16.07.2019
Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në uebfaqen e MASHT-it http://masht.rks-gov.net/, ose ta marrin në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, adresa: Rr. “Agim Ramadani” p.n. në zyrën 4, në arkivit ku edhe i dorëzojnë aplikacionet e plotësuara.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit. Diplomat duhet të jenë të noterizuara.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.


