12,07,2025

Masat e reja të Qeverisë, pritet ndryshimi i orarit të lëvizjes

Must Read

Qeveria e Kosovës pritet që të mërkurën të vendos në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Telegrafi mëson se do të ketë zgjatje të orarit të lëvizjes për të gjitha komunat, dhe se kategorizimi i komunave me zona nuk është hequr.

Orari i lëvizjes do të jetë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Po ashtu edhe operatorët ekonomikë do të mund të punojnë gjatë këtij orari dhe pas orës 20:00 shërbimet e gastronomisë dhe hotelerisë lejohen të punojnë me shërbimin “Merre me vete”, e kjo vlen edhe për komunat që janë në zonën e kuqe e që deri më tani e kanë pasur të ndaluar këtë shërbim.

Ndryshe kryeministri Hoti do të prezantojë këto masa sot në një konferencë shtypi e cila do të nis në orën 15:00./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img