- Bartja e maskave është obligative
- Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme
- Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike, mund të lëvizin prej 05:00 deri 10:00 dhe prej 18:00 deri 21:00
- Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi jashtë shtëpive (me përjashtim të rasteve urgjente shëndetësore)
- Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private
- Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura
- Të gjitha qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00
- Pezullohet puna në tregjet publike të automjeteve dhe të kafshëve
- Pezullohen ceremonitë fetare në institucionet fetare
- Ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në sheshe, parqe dhe të ngjashme
- Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal
- Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS
Ruaje veten dhe të tjerët!