04,12,2024

Marrëveshja MT – FIM, Policia heton rastin

Must Read

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike – FIM, i Universitetit të Prishtinës përmes një Marrëveshje me Ministrinë e Transportit i ka kryer shërbimet e atestimit për një periudhë më shumë se 11 vjeçare dhe gjatë kohës së zbatimit të kësaj marrëveshje FIM, nuk kishte paguar asnjëherë TVSH-në që e kishte marrë nga qytetarët përmes tarifave të shërbimeve. Rreth kësaj çështje Portali ka marrë përgjigje vetëm nga Ministria e Infrastrukturës, por jo edhe nga institucionet tjera si: Zyra e Auditorit, Agjencia Kundër Korrupsionit, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit. Ndërsa Policia e ka konfirmuar për Portalin se “është duke e hetuar rastin sipas procedurave të parapara ligjore”.
Marrëveshja kishte përcaktuar tarifat me TVSH kështu që nga të hyrat duhej të paguhej TVSH-ja, po ashtu pjesa 30% t`i kthehej buxhetit të konsoliduar të shtetit ndërsa shuma e mbetur (afërsisht 52%) të ndahej nga grupi i profesorëve të FIM.
Në këtë linjë FIM-it, nuk i kishte mjaftuar që 52% e të hyrave t’i ndaj për të ardhura profesorëve, por i kishte çuar në të ardhura personale edhe TVSH-në.
Ministria e Infrastrukturës gjate vitit 2018, urdhëroi auditim të zbatimit të kësaj marrëveshje ku konstatoi se FIM, ka përcaktuar, zbatuar, inkasuar, tarifa shtesë në mënyrë të paautorizuar jashtë përcaktimeve  të marrëveshjes.
Gjithashtu është evidentuar edhe moskryerje të obligimeve ndaj shtetit siç janë TVSH-ja dhe 30%  në BKK, TVSH-ne e kanë marrë prej qytetarëve, ndërsa nuk i kanë paguar shtetit ATK, por ia kanë ndarë vetes.
Në një përgjigje me shkrim, Ministria e Infrastrukturës thotë se Departamenti i Auditimit e ka kryer punën e vet, duke i bërë auditim të brendshëm kontratës në fjalë.
Të pyetur se si janë menaxhuar mjetet e inkasuara nga kjo marrëveshje në këtë ministri thonë se është kryer edhe ky proces dhe të gjitha të gjeturat dhe mënyra e menaxhimit janë në raport, të cilin tashmë është dorëzuar tek organet hetuese si dhe në AKK.
Se cilat janë konstatimet/rekomandimet e auditorit të brendshëm nga ky proces auditimi në FIM-Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike
Kthim i mjeteve të Ministrisë së Infrastrukturës, prej 30% sipas marrëveshjes
Hetimi i tejkalimit të kompetencave të dhëna sipas marrëveshjes së vitit 2006
Hetimi i anashkalimit të çmimorës në rastet e matjeve të automjeteve në peshoren e kontraktorit, me ketë rast janë detyruar palët të paguajnë nga 5 euro shtesë për çdo matje
Ministria e Infrastrukturës  kërkesës së portalit për  një kopje të Raportit të Auditimit në lidhje me obligimet e zbatimit të kësaj marrëveshje i është përgjigjur kësisoj.
“Raporti në fjalë, deri në përfundim të hetimeve është obligim ligjorë që i njëjti të jetë konfidencial përveç menaxhmentit të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës”.
“Raporti i është dorëzuar të gjitha instancave ligj-zbatuese, duke përfshirë AKK, organet tjera të hetuesisë dhe në Ministrinë e Financave (Njësia Qendrore Harmonizuese – AB)” thuhet në përgjigjen rreth asaj se është adresuar raporti tek institucionet përkatëse ligj-zbatuese si të ZKA, AKK, Hetuesia apo Prokuroria në përgjigjen e kësaj ministrie.
Rreth kësaj çështje Portali ka marrë përgjigje vetëm nga Ministria e Infrastrukturës, por jo edhe nga institucionet tjera si: Zyra e Auditorit, Agjencia Kundër Korrupsionit, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.
Ndërsa Policia e ka konfirmuar për Portalin se “është duke e hetuar rastin sipas procedurave të parapara ligjore”.
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img