01,02,2026

Maqedonia sërish pritet të goditet nga moti i keq

Must Read

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima. Nga fundi i ditës të reshura e shiut do të ndalen. Indeksi UV do të arrijë 7.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 23 gradë, ndërsa e ditës prej 26 deri 34 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima. Nga fundi i ditës të reshurat do të ndalen.

Temperatura do të lëvizë prej 20 deri 31 gradë Celsius.

Të martën ende do të ketë kushte për shi të dobët lokal kryesisht në pjesën perëndimore, ndërsa të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë më stabil. Prej nesër temperatura e ajrit do të shënojë ngritje./TetovaSot/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img