08,11,2025

Mali i Zi arreston ish-shefin e xhandarmërisë serbe dhe 15 persona tjerë – planifikonin sulm terrorist

Must Read
Bratisllav Dikiq

Burime jozyrtare të B92 kanë thënë se grupi ka qenë i armatosur, ndërsa gjatë natës së kaluar është zbuluar vendndodhja e tij në afërsi të kryeqytetit dhe i njëjti është arrestuar.

Më herët televizioni Pink M publikoi se grupi i udhëhequr nga Dikiq ka hyrë në Mal të Zi me sasi të mëdha armatimi dhe municioni, me qëllim që të shkaktojë konflikte të armatosura, madje edhe likuidime.

Qarqe policore jozyrtarisht kanë njoftuar se grupi në fjalë ka hyrë në Mal të Zi “në bazë të marrëveshjes me një grupacion politik”, me qëllim që të shkaktojnë konflikt të armatosur në ditën e zgjedhjeve parlamentare, shkruan Gazeta Express.

Në Mal të Zi sot mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare. Drejtoria e policisë malazeze para tri ditëve paralajmëroi mundësinë që gjatë natës zgjedhore në vend të shkaktohet dhunë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img