05,05,2024

Lutjet e Mëngjesit në Washington, pa liderët nga Kosova

Must Read

Ardian Arifaj, nga zyra e Presidentit Hashim Thaçi, nuk i është përgjigjur interesimit të Tribuna Channel, për të ditur nëse i pari i vendit është ftuar nga administrata Trump për të qenë në mesin e mbi tremijë të ftuarve të tjerë nga e gjithë bota.

Valmir Klaiqi, nga zyra e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, po ashtu nuk ka kthyer ndonjë përgjigje nëse Veseli është ftuar për të marrë pjesë në lutjet tradicionale të mëngjesit në Uashington.

Sa i përket ftesës për të parin e ekzekutivit, Isa Mustafa, pas interesimit të televizionit për të njëjtën çështje, Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit kërkoi që të kontaktohet Sokol Havolli nga kabineti i kryeministrit Mustafa, por Havolli nuk është përgjigjur.

Ftesën tashmë e ka marrë vetëm kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai është ftuar në fillim të shkurtit, që t’i bashkohet të ftuarve nga e gjithë bota për të qenë pjesë e lutjeve të mëngjesit, të organizuara nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thuhet në njoftimin nga partia e tij.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img