04,05,2024

Lutfi Haziri me tender të kundërligjshëm, rrezikon “kokën” e shefit të prokurimit

Must Read

Organet e ligjshmërisë së tenderëve që tri herë po ia bëjnë me dije Komunës së Gjilanit se e ka dhënë një tender në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.

Deri më tani, Zyra e prokurimit të Gjilanit nuk i ka marrë parasysh vendimet e Organit Shqyrtues të Prokurimit që tenderin “Furnizim me pajisje te TI për të gjitha njësit shpenzuese të komunës së Gjilanit”, ta kthejë në rivlerësim, shkruan lajmi.net.

Tash, OSHP-ja ia ka caktuar edhe datën e fundit për t’ia respektuar vendimin, të cilën nëse nuk e respekton, atëherë Komunës së Gjilanit do të merren masa ndëshkuese, një gjobë jo më pakë se pesë mijë euro dhe se zyrtarit të prokurimit do t’i merret certifikata e menaxherit.

Fituesi i tenderit, sipas OSHP-së ka ofruar produkte, duke ua caktuar çmime që nuk janë reale në treg. Pra prokurimi i Komunës nuk ka luajtur rol produktiv gjatë vlerësimit, krahasimit dhe ekzaminimit të ofertave, sikurse kërkohet me Ligji të Prokurimit. Është ofruar Lap Top në vlerë prej 100 eurove, ani pse i njëjti në treg kushton 600 euro, shkruan lajmi.net.

Në janar të vitit 2016, Zyra e prokurimit të Gjilanit e ka shpërblyer me kontratë konsorciumin “Pro Compoters” dhe “Ricon” në vlerë prej 119,502.80  euro për tenderin “Furnizim me pajisje te TI për të gjitha njësit shpenzuese”.

Kundër vendimit të Komunës ishte ankuar në OSHP, kompania garuese “City Computer”, duke konsideruar që është shkelur ligji, dhe në  muajin Maj të këtij viti OSHP-ja ka konstatuar se kompania ankuese ka pasur të drejtë në kresa të veta dhe e patë urdhëruar Komunën që lëndën ta kthejë në rivlerësim. Komuna e patë zbatuar këtë vendim tek pas një vendim tjetër të OSHP-së, por pas rivlerësimit e patë shpallur fitues përsëri kompaninë e më pashme. Ndërkohë para pakë ditësh OSHP-ja ia ka dërguar një vendim të prerë Gjilanit, nga ku i ka kërkuar që tenderin ta ktheje në rivlerësim brenda pesë ditësh, ose ndajë sajë do të merren masa sanksionuese. Ndërkohe, ende nuk ka njoftim në ueb faqen e KRPP-se, mbi njoftimin e ri për dhënie të kontratës për këtë tender.

Por, vendimi i OSHP-së, i fundit erdhi përsëri pas ankesës së kompanisë “City Computer”. Në një arsyetimin e saj kompania ankimore thekson se në herën e fundit kur kompania fitues është rekomanduar për kontratë pas rivlerësim të tenderit, prokurimi komunal nuk e ka respektuar vendimin e OSHP-së të më hershem për çmimet jo normalisht të ulëta. “Operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë ka çmim jonormalisht të ulët për produktet Lap top me cimet 100 euro. Ku çmimi i tregut për këtë produkt është mbi 600 euro. Kërkesa prej autoritetit kontraktues për hulumtim tregu, i njëjti furnizues që i kanë dhënë këtij operatori ekonomik çmimin 100 euro, neve për një produkt na ka ofruar çmimin 900 euro. Operatori ekonomik i dytë i rekomanduar për kontratë, produkti me nr 18, ka çmim 111 euro për fotokopje. Këta dy operator që kanë ofruar çmime për Komunën, si hulumtim i tregut, kanë ofruar çmime mbi 6000 mijë euro për të njëjtin produkt, dhe operatori ekonomik në fjalë shpallët prapë i përgjegjshëm edhe pse ka çmim 111 euro. Për të njëjtin operator ekonomik do të thotë se vlen hulumtimi i çmimeve të tregut, ndërsa për tjetrin jo”, thuhet në vendimin e fundit të OSHP-së, duke e cituar ankesën e kompanisë ankimore.

Po në urdhëresa e fundit të OSHP-së, thuhet që “Paneli shqyrtues konstatoj se çmimet e ofruara nga operatori ekonomik për kontratë, për produktin Nr. 11- Lap top- çmimi 100 euro, nëse krahasohet me çmimet e ofruara nga operatoret ekonomik tjerë pjesëmarrës në këtë aktivitet të prokurimit, është çmim manipulativ, respektivisht çmimi i tillë nuk është në harmoni me çmimin e tregut dhe që dëmtojë konkurrencën e hapur në treg”.

Andaj, OSHP-ja e ka urdhëruar Komuna e Gjilanit që të zbatojë vendimin e OSHP-së të datës 11 maj 2016, si dhe vendimin e datës 19 gusht, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizim me pajisje të IT-së për të gjitha njësitë shpenzuese të Komunës së Gjilanit”.

“Urdhërohet, autoriteti kontraktues që në afërt prej pesë ditëve ta kthejë përsëri në rivlerësim këtë aktivitet të prokurimit”, thuhet në urdhëresën e OSHP-së. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img