11,09,2025

Lura, aty ku myslimanë dhe të krishterë kremtojnë bashkë festat e besimit (Video)

Must Read

Udhëtimi drejt Lurës është i vështirë. Rruga e amortizuar lënë prej vitesh në harresë, nuk të lejon të shijosh panoramën mes maleve duke të detyruar të lëvizësh me kujdes dhe me makina të larta.

Nga Tirana, duhet rreth 4 orë për të prekur një nga zonat më  të bukura në Shqipëri.

Investimet kanë munguar, vetëm në mënyrë sporadike ata që e njohin mirë zonën janë rikthyer për të bërë investimet e tyre.

Vlerat natyrore, bimësia janë dëtmuar por pasurinë e religjionit përmes harmonisë fetare nuk e ka zhbërë njeri.

Në këtë park kombëtar prej 1300 hektarësh, rrethuar nga malet me lartësi 1700-2000 metra, janë rreth 300 shtëpi, disa fshatra.

Familje të cilat kanë vendosur të mos braktisin shtëpitë e tyre pavarësisht izolimit që të shkakton mungesa e rrugës.

Pak e dinë që Lura përveç kësaj panorame natyrore, mbart edhe vlera fetare.

Lura është shembulli i një vendi si Shqipëria dhe jo vetëm, ku komuniteti përmes besimit jeton në paqe duke respektuar ritualet e secilit dhe festat e secilit.

Në xhaminë e fshatit ku kryhet rituali i familjes së myslimanëve që përbën edhe shumicën e besimit në këtë zonë, katolikë dhe drejtues të këtij komuniteti marrin pjesë në lutje, si dëgjues.

E njëjta gjë ndodh edhe në rastet e meshave dhe Krishtlindjeve. Në to dhe në tryezat e familjeve të krishtera, ftohen dhe marrin pjesë edhe myslimanët.

Shkëmbimet më të bukura fetare janë edhe përmes lidhjeve të kurorave; martesave mes tyre. /Oranews/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img