02,05,2024

Lulzim Aliu, nënkryetar i Ferizajt ?

Must Read

Pas certifikimit të rezultateve nga zgjedhjet lokale për komunën e Ferizajt, kanë filluar kombinimet për Qeverinë Aliu.

Aq shumë kalkulime bëhen se kush do të jetë pjesë e kësaj Qeverie port ë gjitha këto nuk kanë ndonjë konfirmim zyrtarë as nga kryetari I Ferizajt e as nga emrat që lakohen për këto pozita.

Por tani kur më pritet që më në fund Ferizaj  dhe kryetari Aliu të kenë një Qeveri lokale e cila do të udhëheqë për kater vitet e ardhshme ka filluar të ngushtohen lista e  emrave.

Sipas burimeve, jozyrtare, pritet që postin e të dytit të Ferizaj, nënkryetar i Ferizajt, ta merr  Drejtori I deritashëm I Urbanizmit, Lulzim Aliu.

Për këtë Ferizajpress ka kontaktuar  Drejtorin  Lulzim Aliu, por ai as nuk e konfirmuar e as mohuar këtë.

Ka edhe kombinime të tjera por që  më së mirë  është të pritet që të bëhen publike nga vet kryetari Agim Aliu.

 Kush është Lulzim Aliu:

Lulzim Aliu u lindi më 15.06.1971 në Ferizaj, ku kreu edhe shkollimin fillor dhe atë të mesëm. Studimet në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin Elektroteknik i filloi në vitin 1990.

Ishte pjesëmarrës dhe organizues i demonstratave të vitit 1989, si dhe anëtar i kryesisë së Unionit të Pavarur Studentor gjatë viteve 1991 -1993.

Pjesëmarrës i luftës çlirimtare të UÇK-së dhe epror i lartë në ZO të Nerodimes. Ai u aktivizua pas lufte në institucionet shtet ndërtuese të Kosovës.

Në mandatin e fundit katërvjeçar të Kuvendit te Komunës 2009 – 2013 ishte anëtar i saj, ku luajti një rol të rëndësishëm edhe në Komitetin për Politikë dhe Financa.

Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve, ndërsa që disa vite është edhe bashkëpronar i kompanisë projektuese dhe ndërtimore DYNAMIC COM.

Ka qenë anëtar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt si dhe këshilltar politik i zv. Kryeministrit të Parë të Kosovës z. Hajredin Kuҫit

Aktualisht është Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit  në Komunën e Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img