Pas disa reagimeve dhe akuzave se projekti “Bashkimi i Qytetit” nuk ka respektuar “rregullat ligjore që nga fillimi e deri në përfundim të këtij projekti”, Drejtoru I Urbanizmit në Ferizaj, Lulzim Aliu, ka dal me një reagim, ku sqaron punën që ka bërë ekzekutivi i Ferizajt.
Pos asytetimeve, Aliu i ka lutur të gjithë ata që janë në lidhje edhe me projektin e rrugës Prelez-Fashti i Vjetër që të mos e pengojnë dhe të vazhdojë sepse është në të mirën e qytetarëve.
Ndryshe ky projekt ka kohë që ka ndalur punimet dhe operatori ekonomik është larguar. Për këtë ka informata se Ministria e Infrastrukturës do të paguaj operatorin edhe për kohën deri sa Ministria të bëj shpronësimin e pronave në këtë pjesë.
Ky është postimi i plotë i Drejtorit të Urbanizmit, Lulzim Aliu.
Krejt t’i fali përveç suksesit – kështu po më duken reagimet e disave që dashurinë për vendin e kanë me bateri.
Por s’ka problem.
Ne punojmë edhe për këta njerëz dashakeqës.
Ne s’punojmë as me inat e as me ndërkambëza.
Bashkimi i Qytetit është projekt gjigant dhe po i gëzohen të gjithë qytetarët e Ferizajt, dhe jo vetëm.
E për dashakqinjtë që, për qëllime të s’e di kujt (ndoshta edhe për qëllime interesi), mundohen për së koti me zbeh suksesin e qeverisjes sonë, po jap pak sqarime:
E para, PZHK-ja është plan strategjik dhe nuk është plan detal;
E dyta, në PZHK ka qenë e paraparë nënkalimi te semaforët (shih foton);
E treta, në PZHK ka qenë i paraqitur edhe parkingu nëntokësor;
E katërta, me Ministrinë e Infrastrukturës kemi të lidhura dy memorandume për financimin e këtij projekti dhe asnjë cent nuk është tejkaluar vlera e nënshkruar (shih buxhetin e Kosovës për vitin 2018).
Krejt në fund, duhet ta dini që ka ligj edhe për shpifje.
Këtë mos e harroni!
P.s mirë ka qenë mos me pengu ndërtimin e rrugës Prelez – Fshat i Vjetër se është edhe në të mirën tuaj.