Luboteni starton furishëm, në ndeshjen e parë deklason Therandën

Ferizaj.08.10.2017. Kv Luboteni starton furishëm kampionatin e sivjetshëm duke mposhtur bindshëm KV Therandën me rezultat 3:0 në sete.

Volejbollistët e “Lubotenit” në javën e parë të garave  të  Super ligës së Kosovës në volejboll kanë arritur të shënojnë fitore ndaj ekipit “Theranda” me rezultat 3:0. Një start i mirë i ferizajasve të cilët vazhdojnë të jenë në forme të mirë. Kjo fitore do të jetë një motiv shtesë  që edhe me tutje Luboteni të vazhdojë me rezultate të mira.

Scroll to Top