03,05,2024

Luboteni nokauton Prishtina Volley, fiton Kupën e Federatës së Volejbollit të Kosovës

Must Read

Ferizaj.10.12.2017. Klubi i volejbollit Luboteni nga Ferizaj ka fituar kupën e Federatës se Volejbollit te Kosovës duke mposhtur me rezultat bindes Kv Prishtina Volley.
Ishte kjo nje fitore e lehte për Lubotenin ,e cila ekip dëshmoj se është ekipi më i mirë dhe me kualitete, si me fondin e lojtarëve, teknikën e lojës po ashtu edhe organizimin e një kryesie te konsoliduar ne te aspektet sportive dhe menaxheriale.
Loja e sotme ishte një stërvitje e zakonshme për Lubotenin gjë që dëshmohet nga rezultati i qartë 3 me 0 ne sete, po ashtu edhe me diferencën e poenëve gjatë seteve. Vlen të ceket se Luboteni është kampion në fuqi nga sezoni e kaluar dhe i njëjti ka përfaqësuar volejbollin kosovar në Ligën e Kampionëve të Evropës dhe në Kupën e Cevit. Luboteni në këto gara u ndesh me dy ekipe super të fuqishme nga Hollanda, Lycorgus Abiant nga Groningeni dhe Draisma Dynamo nga Apeldoorni, ku skuadra ferizajase pati një paraqitje të dinjitetshme, andaj kjo lojë kundër Prishtina Volley ishte thjeshtë një “përshesh” për Lubotenin .
Skuadra e Lubotenit synon edhe këtë sezonë të stoliset me titullin e kampionit dhe të Kupës, pasi ekipet tjera gjatë këtij sezoni nuk kanë dëshmuar se mund të jenë rivale të denjë të tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img