28,08,2025

“Luboteni” i shuan shpresat  “Drenicës” , shkon në finale

Must Read

Ferizaj.05.04.2017. Volejbollistët e KV “Luboteni”  në ndeshjen e kthimit në kuadër të playoff-it  të Superligës së Kosovës  ka mundur për të dytën herë  ekipin KV “Drenica”  .

Luboteni ka mposhtur Drenica R&Rukollin me rezultat të pastër në sete 0:3.

Në setin e parë vendasit e nisën mjaft mirë duke krijuar një avantazh të lehtë ku pasoj ndërprerja e energjisë elektrike në Drenas. Ndeshja filloj pas 20 minutave, dhe Luboteni arriti ta shkrij epersinë e vendasve dhe ta permbyllë setin e parë 17:25.
Seti i dytë mjaft i baraspeshuar, mirëpo në momente vendimtare lojtarët e Lubotenit u treguan më të vemendshëm dhe fituan setin e dytë me rezultat 23:25.
Seti i tretë ngjasonte me setin e dytë, por me të arritur në fund të setit, Luboteni u tregua më këmbëngulës dhe arriti ta fitoj setin (21:25), respektivisht ndeshjen.

 Ferizajasit tani presin  fituesin e ndeshjes së nesërme në mes të  Prishtina volley dhe Pejës  për të zhvilluar ndeshjen për  titullin e Kampionit të Superligës së Kosovës.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img