18,05,2024

Lladrovci tregon se a e njeh personin që e kërcënoi me jetë Drenorin

Must Read

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar në lidhje me lajmin se personi i cili e ka kërcënaur me jetë asamblistin e kësaj komune, Xhavit Drenorin është i afërm me kryetarin Lladrovci.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lladrovci ka shkruar se nuk ka asnjë lidhje familjare me kërcenuesin.
“Nuk kam kurrfarë lidhje me personin që kërcënon në rrjete sociale. Personi që ka kërcënuar Xhavit Drenorin, ndaj të cilit Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal, nuk ka asnjë lidhje familjare me mua, as që është daja im”, ka shkruar Lladrovci.
Llardrovci ka shkruar tutje se “Personi i dyshuar nga Lagja Zogu (Mulaku), nuk ka asnjë lidhje familjare me mua, as që e njoh e as që jam në dijeni se kush është. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës, të japë sqarimet e duhura për rastin”.
Më tutje, i pari i Drenasit ka treguar se “edhe gjatë fushatës, kur Drenori ngriste dyshime për kërcënime, e kam inkurajuar të bëj padi dhe të gjendet kushdo që kërcënon dike, aq më parë, kur deklarohet rrejshëm në rrjetin social me përkatësi familjare.
Ai ka thënë se “këto lloj “kërcënimesh” të cilat i kam pranuar shumë herë, kurrë nuk i kam marrë seriozisht, megjithatë, institucionet e drejtësisë le ta thonë fjalën e vet për këtë “kërcënues”, dhe unë ju ofroj bashkëpunim të plotë”.
Gjatë ditës së djeshme u raportua se një person kishte kërcënuar me jetë ish-kandidatin për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenorin është arrestuar nga Policia e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar vetë Drenori i cili ka falënderuar Policinë e Kosovës.
Drenori ka thënë se personi që e kishte kërcënuar me jetë kishte përdorur emra të rrejshëm përmes rrjeteve sociale ku ishte prezantuar edhe si daja i kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.
“Falënderoj Policinë e Kosovës për identifikimin, intervistimin dhe thirrjen para përgjegjësisë të këtij tipit i cili nga tre profile me emra të ndryshëm (të rrejshëm) me kanosej me jetë, madje duke u thirrur edhe si daja i Kryetarit Lladrovci. (Ky i fundit ishte njoftuar nga unë për këtë rast)”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img