07,02,2025

Lladrovci premton se do të ndërtojë trafo të re në Likoshan

Must Read

Ai është takuar me banorët e këtij fshati, të cilët i kanë shprehur Lladrovcit brengat e tyre.

“Ky është fshati më emblematik, me kontributet e jashtëzakonshme në luftën e lavdishme të UÇK-së”, ka thënë Lladrovci para banorëve të fshatit Likoshan dhe ka diskutuar me ta për problemet e tyre.

Banorët e këtij fshati, prioritet kishin problemet me energji elektrike e cila është e dobët, emërtimin e rrugëve që vlerësuan se nuk janë emëruar disa në pajtim me lagjet, problemet tjera infrastrukturore në rrugë e kanalizim dhe riparimin e shkollës.

Lladrovci ju tregoi banorëve të fshatit se shumë shpejt do të rregullohet trafoja e re në Drenas dhe problemi i energjisë elektrike në tri fshatrat, Likoshan, Gradicë e Godanc do të zgjidhet dhe se furnizimi i energjisë elektrike për këto tri vendbanime do të angazhohet se nuk do të behët më nga Skenderaj.

Ndërsa për emërtimin e rrugëve, ju ka treguar se ato do të behën në konsultim me ta, kurse për projektet infrastrukturore, ju ka siguruar se çështjet e ngritura do të zgjidhen në bashkëpunim me banorët dhe se problemet e tyre do të trajtohen me prioritet. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur, ndalohet një i dyshuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për  48 orë një person për shkak të dyshimit për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img