19,05,2024

VIDEO Rama për televizionin grek: Çamët kanë të drejtë të pretendojnë për pronat e tyre

Must Read
Edi Rama

(I plotësuar) – Gjatë intervistës për televizionin grek, ka thënë se çamët kanë të drejtë të pretendojnë për pronat e tyre

I ftuar në emisionin “Histori” të kanalit grek “Skai” Rama u është përgjigjur pyetjeve të para, të 4 gazetarëve të njohur grekë.

Mes pyetjeve nuk kishte si të shpëtonte edhe postimi i kryeministrit Rama javë më parë, në lidhje me Akropolin dhe pretendimin se ishte një prift shqiptar i quajtur Gjergj Dushmani që shpëtoi krenarinë e grekëve nga bombardimi.

Grekët i janë drejtuar me pyetjen se si do të reagonte Rama nëse homologu i tij grek Tsipras do të deklaronte se Skënderbeu është gjysmë grek.

Por nga ana e tij, Rama i ka qëndruar deklaratave të bëra më parë, duke saktësuar se krahasimi nuk është i njëjtë. Kjo pasi shefi i qeverisë shqiptare nuk ka thënë në asnjë moment që shqiptarët çliruan Greqinë. Por se ishte një shqiptar që u gjend në momentin e duhur në kohën e duhur dhe dha ndihmën e tij që Akropoli të mos bombardohej.

Gazetari: Nëse kryeministri grek Tsipras do të postonte në Facebook një status që heroi juaj kombëtar Skënderbeu sipas disa historianëve të njohur ishte gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë, si do reagonit ju dhe shqiptarët?

Rama: Nuk mendoj se është e njëjta gjë pasi nuk është një ofendim, përkundrazi do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar.

Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri tjetrin.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img