27,07,2024

LIVE REZULTATET: Hillary Clinton fiton në Vermont, rezultati aktual 19 Trump : 3 Hillary (Video/Foto)

Must Read

01:05 – Pas tri shteteve të fituara, kandidati Republikan, Donald Trump ka grumbulluar 19 vota elektorale nga 270 sa janë të nevojshme për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Në anën tjetër, Hillary Clinton ka fituar vetëm në shtetin e vogël të Vermontit, duke i marrë tri votat e para elektorale, transmeton lajmi.net.

Trump po prin edhe në New Hempshire, 3 shtete radhazi ia merr Hillaryt

01:00 – Në bazë të një përqindjeje të votave të numëruara, Donald Trump fitoi 52.5 karshi Hillary që mori 41 për qind të votave të qytetarëve, transmeton lajmi.net.

00:56 – Trump fillon mbarë, edhe në shtetin e dytë del para Hillaryt (Video)

Sipas rezultateve të para, nga 4 mijë vota të numruara deri më tash, në Indiana po kryeson Donald Trump.

Sipas përqindjes, Trump aktualisht prinë me 71.1 për qind të votave, ndërsa vetëm 26.1 për qind janë për Hillary Clinton, transmeton lajmi.net.

Ky shtet i ka 11 vota elektorale.

Fushëbetejat kryesore, është në shtetet si Virginia, North Carolina dhe Ohio – ku vendvotimet mbyllen pas 60 minutash.

Për tu zgjedhur president i SHBA-ve kandidati duhet t’i ketë 270 vota elektorale. /Lajmi.net/

Klikoni këtu për ta ndjekur LIVE rezultatin

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img