28,08,2025

Lista Serbe përkrah Serbinë në gjetjen e kompromisit me Kosovën

Must Read

“Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar sot me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës për situatën politike dhe të sigurimit të këtij vendi, dhe procesin e dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan sot mediumi serb, Radio Kontakt Plus.

“Ai ka theksuar se në periudhën që po vjen, autoritetet në Beograd dhe përfaqësuesit e Listës Serbe në janë shumë të koordinuar në mënyrë që t’i përforcojnë kapacitetet diplomatike  dhe politike për mbrojtjen e shtetit të Serbisë dhe interesave kombëtare në një masë të madhe, sipas deklaratës”.

Madje, përfaqësuesit serb, të prirë nga lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, i ofruan mbështetje të plotë presidentit serb, Alekandër Vuçiq, dhe lidershipit serb në përgjithësi.

“Përfaqësuesit e serbëve nga Kosova i ofruan përkrahje të plotë presidentit [serb] Aleksandër Vuçiq, dhe qeverisë serbe në përpjekjet e tyre për t’i zgjidhur problemet në Kosovë duke gjetur një zgjidhje kompromisi që do ta garantonte mbijetesën dhe zhvillimin e serbëve [në Kosovë]”, vijon lajmi  i Radio Kontakt Plus.

“Ata po ashtu kanë treguar pikëpamjen e tyre në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ku nuk ka nevojë që të refuzohet ndonjë temë e diskutimit dhe që zgjidhja duhet të kërkojë që të merren në konsideratë interesat afat-gjatë të Serbisë dhe popullit serb si tërësi, ka thënë Zyra e KiM në një deklaratë”.

“Në listën e Listës Serbe të udhëhequr nga Goran Rakiq ishin përfaqësues serbë nga jugu, veriu dhe pjesë qendrore të Kosovës, thuhet në deklaratë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img