18,06,2025

Lista e anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Drejtues të PDK-së

Must Read

Pas përfundimit të Konventës së PDK-së, pas përfundimit të numërimit të votave, në përputhje me Statutin e PDK-së dhe Rregulloren e Punës së Konventës dhe procedurave të numërimit, është tabuluar rezultati për kandidatët e zgjedhur të Këshillit Drejtues.

Lista e Këshillit Drejtues, është në përputhje me nenin 13.5, të Rregullores së Zgjedhjeve, ku thuhet se në secilën degë ku PDK-ja ka marrë në zgjedhjet e fundit lokale mbi 500 vota, do të ketë së paku një anëtar në Këshillin Drejtues (më të votuarin). 

Maksimumi i anëtarëve të zgjedhur nga një degë në Këshillin Drejtues, nuk mund të jenë më shumë se 20% e delegatëve që kishte dega në konventë (më të votuarit). Në nenin 15.7, thuhet që në Këshillin Drejtues, duhet të jenë zgjedhur minimum 30 % nga të dy gjinitë.

Pra, janë përdorur tri kuota: a) kuota gjinore 30 %; b) kuota e degëve, degët ku PDK-ja ka mbi 500 vota të kenë një anëtar; dhe c) Maksimumi i anëtarëve të zgjedhur nga një degë në Këshillin Drejtues nuk mund të jenë më shumë se 20% e delegatëve që ka dega në konventë.

Në secilin shtet ku PDK-ja ka përfaqësim me degë jashtë vendi, përfaqësohet me nga një anëtar, nga ai shtet për Këshillin Drejtues.

Bashkangjitur keni listën e 151 anëtarëve të Këshillit Drejtues:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img