27,07,2024

“Lirojeni vëllanë, ai punonte me kanabis për të na shkolluar se jemi jetimë”

Must Read

Ditën e sotme pranë Jeta Osh Qef ka shkruar vëllai i vogël i tij, duke bërë një thirrje publike që t’i lirojnë të vëllain sepse ishte ai që i mbante me bukën e gojës.

“Ai po punonte për të mbajtur dy vëllezërit dhe mamin. I lutem qeverisë dhe prokurorëve, lirojeni vëllain tim se është i pafajshëm. Jemi jetimë dhe Besmiri na plotësonte nevojat për të na shkolluar”, thote ai.

Gjithashtu në lidhje me rastin e 18-vjeçarit reagoi edhe Jozefina Topalli, duke e quajtur padrejtësi dënimin e tij.

“Besmiri është viktima e një shteti të shpartalluar nga korrupsioni, nga mediokriteti e krimi që kap majën. O gjykatës i pashpirt”, shkroi ndër të tjera deputetja e PD-së në profilin e saj në Facebook.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img