23,10,2024

Lirohen gazetarët e arrestuar në Maqedoni

Must Read

10430408-10204106755300258-5162463410709204778-n_1461082585-9169524

Policia maqedonase sapo ka liruar tre gazetarët e Gazetës Express Artan Haraqinë, Halil Halilin dhe Ilir Ajdinin, të cilët janë arrestuar sot në Shkup vetëm pse ishin duke marrë pamje pranë ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë.

Ekipi i Gazetës Express, respektivisht “Zona Express”, ka qëndruar sot gjatë ditës në Kumanovë dhe Shkup, për të kryer xhirime rreth një dokumentari që ka të bëjë me ngjarjet e vitit të kaluar në Kumanovë.

Arrestimi i tre gazetarëve të Express, sipas Gazetës Express është bërë në orët e pasdites në kryeqytetin maqedonas, pavarësisht se autoritetet e atjeshme ishin të njoftuara për aktivitetin e tyre. Kryeredaktori Leonard Kerquki ka thënë se policia maqedonase nuk e ka lënë t’i afrohet stacionit policor ku janë mbajtur gazetarët.

Gazeta Express falënderon ambasadorin e Kosovës në Shkup Ylber Hysa, deputetin e BDI’së Artan Grubin, Zëvendësministrin e Brendshëm të Maqedonisë Agim Nuhiun, të cilët janë angazhuar personalisht për lirimin e gazetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Është mbajtur turneu memorial në hendboll “Ahmet Petrova”

Sot, në Palestrën e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, u mbajt Turneu Memorial në Hendboll "Ahmet Petrova", i organizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img