26,11,2024

Lirohen 1.000 të burgosur shqiptarë, përgatitet amnistia për festat e fundvitit

Must Read

Burimet pohuan për Top Channel, se aktualisht drafti është duke u hartuar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila me gjasa do të propozojë që të gjithë të dënuarve t’u falet nga një vit nga dënimi që ju ka mbetur.

Janë rreth 4 mijë të dënuar që do të përfitojnë, prej të cilëve rreth 1 mijë pritet të lirohen menjëherë.Sipas të njëjtave burime, të dënuarit që pritet të lirohen janë kryesisht të dënuar për vjedhje ose rilidhje të energjisë ndërtime të paligjshme apo dhe për drejtime mjeti nën efektin e alkoolit ose pa patente.

Kjo kategori të dënuarish kanë marrë dënime penale që variojnë nga disa muaj deri në një vit burgim dhe përfitojnë menjëherë lirimin nga ambientet e vuajtjes së dënimit.

Ndërkohë, paralelisht me përgatitjen e draftit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po harton listat e sakta me personat e dënuar që do të përfitojnë ulje të dënimit dhe lirimin nga qelitë e burgut, në mënyrë që amnistia të zbatohet plotësisht para festave të fundvitit, në frymën e të cilave po bëhet.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img