04,12,2024

Limaj sqaron takimin me liderët, thotë se s’ka marrëveshje për ekip negociator

Must Read

Krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli si dhe ministri për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, kanë zhvilluar një takim të përbashkët në të cilin kanë diskutuar një sërë çështjes për zhvillimet politike në vend.
Zëvendëskryeministri, njëherësh kryetari i “Nisma Socialdemokrate”, Fatmir Limaj, në një intervistë për “Indeksonline” ka sqaruar rëndësinë e këtij takimi. Ai ka hedhur poshtë disa raportime se udhëheqësit e institucioneve kanë marrë vendim që sot të krijohet ekipi negociator që do të bisedojë me Serbinë.
Megjithatë, Limaj ka shprehur qëndrimin e tij se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojnë pasi të krijohet ekipi negociator, i cili, sipas tij, duhet t’i përfshijë gjitha forca politike parlamentare.
“Institucionet e vendit kanë takime të përditshme për detyra shtetërore. Sot në takimin që kemi pasur kemi marrë vendim, ne si drejtues të institucioneve, kemi bërë një analizë të përgjithshme të zhvillimeve. Kemi vendosur që është me rëndësi që gjatë javës së ardhshme, si krerë të shtetit, të shkojmë në Bruksel në një takim të lartë me përfaqësues të BE-së të konfirmojmë vullnetin dhe vendosshmërinë e vendit tonë për dialogun me Serbinë dhe gjithashtu për liberalizimin e vizave dhe temat tjera të rëndësishme për Kosovën”, ka thënë ai.
Më tej, Limaj konfirmoi se tema për krijimin e ekipit negociator do të diskutohet pas kthimit nga Brukseli. Kësisoj, zv/kryeministri shprehu optimizmin e tij se në ditët në vazhdim të intensifikohen takimet mes akterëve politikë, pozitë dhe opozitë brenda Parlamentit të Kosovës me qëllim të arritjes së një konsensusi sa mëtë gjerë dhe të ndërtimit të një ekipi i cili do të angazhohet në dialog.
“Kosova duhet ta konfirmojë vullnetin e saj që është e gatshme që t’i mbyllë çështjet e hapura me vendet fqinje dhe pastaj pas krijimit të ekipit për negociata atëherë mund të bisedohet për ide, platformë dhe parimet”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, drejtuesit e institucioneve do të udhëtojnë të mërkurën, më 18 korrik, në Bruksel për takim pune me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img