22,12,2025

Limaj: Qeveria s’e ka konceptuar qartë debatin për Demarkacionin

Must Read

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se debati i thirrur për demarkacionin, i cili pritet të zhvillohet të mërkurën, nuk është konceptuar si duhet.

Limaj tha se Qeveria moti është dashur ta dëgjojë shqetësimin e opozitës, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Ky debat nuk është konceptuar qartë, ndërsa ne si opozitë kemi dërguar listën e disa ekspertëve, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje ende”, ka thënë Limaj.

Sipas Limajt, Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka pasur sjellje normale në raport me kundërshtarët e demarkacionit.

“Gabimi ka filluar dhe gabim janë bërë hapat, duke mos pasur transparencë”.

“Qeveria normale do të duhej që shqetësimin ta merrte seriozisht dhe do të duhej të ftonte ekspertë e t’ju ofrojë mundësi për t’i paraqitur argumentet e veta dhe jo të kthehet në një garë, në një gjuhë jo shumë normale dhe jo profesionale”, tha Limaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img