25,04,2024

Limaj: Kosova po sundohet nga një regjim që shkeli Kushtetutën

Must Read

fatmir-1

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se Kosova është në krizë të thellë politike që nga paslufta, pasi është vendi i vetëm në botë që qeveriset nga mashtruesit që e kanë shkel kushtetuesen dhe nuk japin llogari.

Limaj këto komente i bëri në Kuvendin e parë zgjedhor të Nisma e Rinisë për Kosovën, ku theksoi se qeveritarët janë mashtrues, pasi kanë premtuar 200 mijë vende pune, kurse njerëzit nuk janë punësuar.

I pari i NISMA-së për Kosovës në fjalën e tij drejtuar rinisë së NISMA-s, të të gjitha komunave të Kosovës, tha se Kosova është në krizë të thellë politike, dhe që Kosova asnjëherë nuk ka qenë më keq që nga pas lufta. Madje, ai tha se në Kosovë po tentohet të futet një frikë dhe një auto censurë nga regjimi i cili e ka humbur çelësin demokratik.

Limaj: Kosova asnjëherë nuk ka qenë më keq që nga paslufta

“Vendi jonë sot është në krizë të thellë politike, Kosova asnjëherë nuk qenë më keq pasluftës siç ka qenë sot. Kosova sot vazhdon të sundohet nga një regjim i cili ka shkel rendin kushtetues… Kos ova vazhdon të qeveriset nga një regjim mashtrues, e gënjeshtar. Mos harroni sot Kosovën e drejtojnë njerëz që i kanë premtuar 200 mijë vende të reja të punës…sot qeverisë një regjim që ka premtuar një arsim ndryshe, një shëndetësi ndryshe….sot në Kosovë po tentohet të futet një lloj frike, auto censure, frikë me pi kafe me kolegët tuaj, frikë me pi kafe me një mik tuajin, frikë me pi kafe me një njeri që nuk është ndryshe nga t’i, pse, sepse ata që duhet ta ruajnë sigurinë e vendit nuk e ruajnë sigurinë e vendit dhe mirëqenien por e ruajnë dhe çdo ditë e shohin kush me kënd po pinë kafe, për ta dënuar, kush i bënë këto, dhe këto i bënë vetëm regjimi, i cili sot e ka humbur çelësin demokratik’, tha Limaj.

Në këtë kuvend të parë zgjedhor të Nisma e Rinisë për Kosovën, Limaj i tha të rinjve se Kosovës i duhet ndryshimi, dhe se këtë ndryshim më së miri mund të bëjë kjo rini.

Për k të Limaj ka shtuar se synimi kryesor i tyre është që Kosovës t’i kthehet një fytyrë njerëzore, e humane, e që shembulli më i mirë, sipas tij, është rinia e NISMA-s, duke shtuar se kjo rini është shembulli më i mirë për rininë e Kosovës.

Limaj: NISMA e rinisë së Kosovës, kreatore e ndryshimit

“Duke pasur si synim tonë kryesor se politikës duhet t’i kthehet një fytyrë njerëzore, humane një politikë nuk mashtron, nuk gënjen, e qëndrueshme, e mbanë fjalën…ju jeni shembulli i djemve dhe vajzave të Kosovës të cilët kërkojnë hapësirë për kontributin e tyre. Ju jeni shembulli për t’iu treguar të tjerëve se ndryshimi kërkon sakrificë, përpjekje dhe përkushtim. Ndryshimi i gjendjes të vendit tonë kërkon vendosmëri, ju keni treguar se si rini nuk jeni kompromis, ju nuk e pranuat të shantazhoheni, nuk keni pranuar që për një vend të pune të largoheni nga ideali juaj dhe përcaktimi juaj.. dhe kjo frymë dhe mentalitet duhet të krijohet në Kosovë kur dhe gjithë moshatarët e juaj gënjehen dhe mashtrohen…Nisma e rinisë për Kosovën nuk është shërbëtore, pro është kreatore, e një politike të re të ndryshimit që po vie në Kosovë.”, tha Limaj.

Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, tha se Nisma për Kosovë dëshiron që të rinjtë e Nisma-s të marrin më duar ndryshim e vendit.

Krasniqi: Rinia e NISMA-s të marrë në duar ndryshimet që i duhen Kosovës

“Nisma është subjekt i ri politik, dhe duke qenë subjekt i ri politik bashkë i përgjigjet angazhimit të të rejavedhe të rinjve që nuk i kanë pasur hapësirën e duhur në subjektet e vjetra politike në Kosovë…ne dëshirojmë që të rinjtë e NISMA-s ta kuptojnë rolin e tyre të rëndësishëm që e kanë në shoqërin tonë, ta kuptojnë se askujt nuk i mjafton vetvetja…dëshirojë që të rejat dhe të rinjtë e NISMA-s të jenë përgatitur dhe të marrin në duar e tyre, ndryshimet që i duhen shoqërisë së Kosovës, ndryshimet që iu duhen institucioneve të Kosovës dhe Nisma-s për Kosovën”, tha ai.

Ndërsa, kryetarja e Rinisë së NISMA-s për Kosovën, Arba Morina, tha se në kohën kur Kosova po shënon regres, rinia duhet të ecë përpara.

Morina: Ne të rinjtë duhet të bëjmë regresin e vendit

“Në kohën kur Kosova po shënon regres, ne duhet të ecim përpara dhe ne të jemi ata të cilët e shohin regresinin e këtij vendi…Në këtë kohë kur pushteti e ka gojën të mbushur me përplot me rini, ndërsa rinia vazhdon të mos ketë shkollim cilësor përket shkak i të cilit janë larguar. Për të ardhmen e rinisë janë krijuar vargje të ndryshme, ndërsa, t ritë e këtij vendi nuk kanë mundësi që të kenë një vend të punës…andaj ne e kemi obligim të ndërtojmë një model të ri dhe një standard të ri për vendin…Politika duhet të kujdeset për rinin sepse rina janë e ardhmja e këtij vendi”, tha Morina.

Në këtë kuvend parazgjedhor, të parin të mbajtur nga Rina e Nisma-s për Kosovën, fjalën e pati edhe themeluesi i kësaj rinie, Arian Krasniqi, i cili tha se ata duhet të luajnë një rol të veçantë në rruajtjen e lavdisë dhe sakrificës së brezave për vendin tonë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img