17,07,2024

Limaj kërkon angazhimin e vajzave edhe të grave për të ndryshuar gjendjen

Must Read

IMG_3886

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më keq, pasi sipas tij vendi qeveriset nga një regjim që ka shkelu Kushtetutën dhe nuk ka mbajtur premtimet e dhëna.

Limaj në Kuvendin e I-rë, zgjedhor  të Nisëms së Gruas për Kosovën, ka thënë se këto probleme nuk zgjidhen pa angazhimin e vajzave dhe grave të Kosovës.

“Kosova qeveriset nga një regjim që e ka shkelur Kushtetutën në 21 nene dhe që ka premtuar 200 mijë vende pune, por nuk ka realizuar asgjë nga premtimet e saj”.

“Vajzat dhe gratë e Nismës, nuk kanë pranuar të shantazhohen, s’kanë pranuar të mashtrohen. Ky mentalitet duhet të zgjerohet në tërë Kosovën. Shumë kolege tuaja pushtetarët i mashtrojnë”, ka thënë Limaj, thuhet në komunikatën Nismës.

IMG_3886

Kryetarja e Nismës se Gruas për Kosovën, Valdete Bajrami, në fjalimin e saj ka falënderuar të gjitha gratë e Nismës, për angazhimin e madh që kanë dhënë deri më sot në të mirë të politikave të subjektit Nisma.

Ajo ka bërë thirrje që të NISMA të bashkohen sa më shumë gra e vajza të reja nga i gjithë vendi, sepse NISMA ka nevojë për kontributin e gjithësecilës.

Kuvendi i I-rë i NISMA e Gruas për Kosovën, është duke vazhduar me zgjedhjen e delegateve të Këshillit dhe të Kryesisë së Gruas.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për përdorim të armës

Policia e stacionit në Ferizaj me datën 15.07.2024 rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën  ‘’Vëllezërit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img