10,11,2025

Limaj flet për numrin e ushtarëve të UÇK-së

Must Read

Limaj, i njohur në luftë si Komandant Çeliku, nuk ka pranuar të flas me shifra, por kërkon që të zbulohen veteranët e rrejshëm.

“Unë nuk e lejoj vetën të lëshohem në statistika dhe numra’, tha ai.

Në qoftë se këtu po dëgjojmë se ka 10 vjeçar që është bërë veteran, ata janë me emra dhe mbiemra dhe dihet ku është vendlindja, është komuna…le t’i nxjerrin sepse ka nevojë publiku me e ditë të vërtetën. Le të nxjerrin emrat e të gjithë atyre djemve, ose vajzave që kanë qenë 8 e 9 vjeçarë në kohën e luftës dhe sot janë veteranë. Duhet me i nxjerrë me emër dhe mbiemër. Prokurori nuk bën me thënë ka ‘thanë filani’, ‘i thash filanit’, ‘kish pasë thanë filani’. Prokurori duhet të dalë në situata të tilla për të treguar se ka shtet ose gjyqtari me fakte’, tha Limaj për televizionin publik të Kosovës.

Kryetari i Nismës Socialdemokratike ka kritikuar edhe kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi, siç tha, për qasjen  e tij pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj.

Ndërkohë, Jakup Krasniqi, bashkë-partiak i Limajt thotë se UÇK s’mund të ketë pasur më shumë se 13 mijë ushtarë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img