05,11,2025

Liga e Kampionëve apo turnir në Kosovë? (Foto/Video)

Must Read

Ta quash Ligë e Kampionëve ndoshta është ekzagjerim, por duhet theksuar se një turnir në Kosovë mblodhi aq shumë tifozë sa përnjëmend ua dha pjesëmarrësve ndjenjën e një kompeticioni të lartë Europian.

Bëhet fjalë për Ligën Total e organizuar nga “Miros Water” në Pozheran të Vitisë, shkruan IndeksOnline.

Ky edicion përfundoi mbrëmë, duke u luajtur finalja e madhe mes Sllatinës së Poshtme dhe Alba Petrol. Takimin në fund e fitoi ekipi i Sllatinës, e cila mposhti 4 me 2 ekipin Alba Petrol.

Të pranishëm ishin një numër i madh i tifozëve, që ia dhuruan një emocion të papërshkrueshëm si mysafirëve, tifozëve po ashtu edhe vet futbollistëve.

Për më shumë shikoni disa foto të këtij turniri në futboll të vogël./IndeksOnline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në rrugët Shtërpcë-Brezovicë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit-Glloboçicë

Ferizaj, 04.11.2025Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img