17,07,2024

Lideri i Vetëvendosjes pranon të ulet në një tavolinë me Kadri Veselin e Isa Mustafën (Foto)

Must Read

v2

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka pranuar të ulet në një tavolinë të përbashkët me udhëheqësit e dy partive që drejtojnë koalicionin qeverisës, kryeministrin Isa Mustafa, dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ata po marrin pjesë në një tryezë diskutimi me temë “Si ta shndërrojmë MSA-në në një proces për reforma thelbëosre në Republikën e Kosovës?”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GJSP) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), shkruan lajmi.net.

Për dallim nga Vetëvendosje, dy partitë tjera opozitare AAK dhe Nisma në takim po përfaqësohen në nivel më të ulët të hierarkisë partiake, me Ardian Gjinin, përkatësisht Jakup Krasniqin.

Pavarësisht organizimi i tryezës dhe tema nuk kanë të bëjnë drejtëpërdrejt me bashkëpunimin pozitë-opozitë, pjesmarrja në këtë takim e liderit të VV-së, mund të cilësohet si veprim jo i zakontë për faktin se në këto muajt e fundit përfaqësuesit e partisë më të madhe opozitare, kanë refuzuar të ulen në një tavolinë të përbashkët me liderët qeveritarë, pavarësisht nivelit të takimeve.

v2vvv

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për përdorim të armës

Policia e stacionit në Ferizaj me datën 15.07.2024 rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën  ‘’Vëllezërit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img