15,11,2024

Letrat e Thaçit mes nxitjes së Prokurorisë dhe kamuflazhit

Must Read
Presidenti Hashim Thaçi

Kjo nismë e kreut të shtetit ndonëse është kritikuar ashpër nga zyrtarët opozitarë duke e quajtur si të vonuar dhe kamuflim për t’i fshehur të bëmat e tij, këndvështrime  të ndryshme rreth kësaj, kanë edhe analistë të zhvillimeve politike në vend.

Përderisa analisti Nexhmedin  Spahiu, e përkrah Presidentin Thaçi për këtë veprim, njohësi i po këtyre çështjeve Belul Beqaj, kërkesën për drejtësi nga Thaçi, e quan si vetëakuzë ndaj presidentit, raporton lajmi.net.

Spahiu në një prononcim për lajmi.net tha se ky veprim është një shtytje për Prokurorinë edhe Gjyqësinë që të merren me krimet e pasluftës.

“Në princip e përkrahë që presidenti duhet të ndërmarr hapat të cilat do ta inkurajojnë Prokurorinë edhe Gjyqësinë për dyshimin e  krimeve të bëra para gjatë dhe pas luftës, mendoj që kjo është një iniciativë e mirë, pa marr parasysh motivet të cilat  do ta kenë shtyrë presidentin ta bëjë”, tha Spahiu.

Ai  vlerëson se Presidenti do të duhet të kërkojë llogari  nga Prokuroria e Gjyqësia, si dhe nga institucionet e tjera të pavarura, duke kërkuar nga Këshilli gjyqësorë i Kosovës bërjen publike të performancës së tyre.

“Kjo është një ide e qëlluar që të nxitet Prokuroria dhe Gjyqësia, dhe unë mendoj që Presidenti nuk duhet të ndalet vetëm në këtë”, ka shtuar Spahiu ndër tjerash.

Por krejtësisht mendim ndryshe ka analisti politik Behlul Beqaj. Ai dërgimin e letrave të Presidentit Thaçi drejtuar Prokurorisë Speciale, e sheh vetëm si një paraqitje të Thaçit ku ai siç thotë Beqaj, ai dëshiron të duket si një meteor.

“Thaçi dëshiron të paraqitet si meteor që do të funksionalizojë drejtësinë duke harruar se ai ka qenë në krye të politikës me kompetenca ekzekutive dy mandate. Prandaj kërkesa për drejtësi në fakt është vet akuzë për atë që se ka bërë vet kur e ka pasur pushtetin dhe fuqinë më të madhe”, thotë Beqaj për lajmi.net.

Për më tepër, Beqaj thotë se nuk duhet kontestuar kërkesa, por sipas tij, duhet kontestuar ana morale dhe politike e atij që  e ka bërë këtë  tash, e se ka bërë kur ka pasur pushtet ekzekutiv më shumë se që ka tash.

Duke folur për rezultatin që mund të ketë kjo iniciativë, Beqaj  thotë se nuk janë në pyetje vetëm krimet e Serbisë por edhe  të individëve të caktuar në Kosovë dhe se me këtë sipas tij, Thaçi i  ka aktualizuar disa ngjarje, për  t’i bërë veprimet e tij më konfidenciale.

Edhe pse ai beson se kjo nuk mund të ndodhë ngase zbardhja e ngjarjeve nuk varet vetëm nga prokuroria shtetit të Kosovës.

“Çështje tjetër është, vlerësimi ndërkombëtarëve se cilat pasoja mund të shkaktohen nëse Z.Thaci bëhet objekt I trajtimit të drejtësisë. Mendoj se Z.Thaci edhe pas dëshmisë së fundit të ish Guvernatorit të BQK-së, e ka zhveshur “mitin” e udhëheqësit të luftës,prandaj do të jetë shumë më lehtë të ndërmerren veprimet që nuk janë ndërmarrë deri më tashti”, ka përfunduar Beqaj për këtë çështje./Lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img