Pyetjes për jetëgjatësi të kësaj ure, i përgjigjemi me argumente të profesionistëve, “vetëm ndonjë apokalips”, ndryshe është i përjetshëm konstruksioni i saj.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtor vizitoi segmentin e fundit të Autostradës “Arbën Xhaferi”, me ç’rast u inspektuan punimet që janë duke u realizuar në urën më të gjatë në rajon.
Lekaj tha se ai është i kënaqur me punët që janë bërë dhe po bëhen dhe se tashmë është krijuar një standard i lartë i infrastrukturës rrugore në Kosovë dhe se infrastruktura rrugore dhe qarkorja e autostradave do të përmbyllet brenda katër viteve .
Ai vlerësoi se ky projekt ndikon edhe në rritjen e GDP-së, sepse në Autostradën “Arbën Xhaferi”, janë të nënkontraktuara 344 kompani, me mbi tre mijë punëtorë dhe tetëdhjetë përqind e buxhetit mbetet në Kosovë, duke shtuar se, projektet e tilla kanë mbështetjen e Parlamentit të Kosovës dhe këtë e dëshmon më së miri prania e deputetëve, në këtë vizitë inspektuese.
Ministri gjithashtu ka thënë se janë të përkushtuar që ta ndryshojnë politikën e deri tashme kur projektet janë stërzgjatur, duke ripohuar edhe një herë se kjo autostradë do të përfundojë me 31 dhjetor të këtij viti.
Postimi i plotë i Lekajt:
URA E KOSOVËS QË E DUAM!
Bashkë me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, vizituam urën e autostradës “Arbën Xhaferi”, ura me piktoreske dhe me e gjata në rajon me këto pamje të këtij investimi që do te transformojë rrënjësisht ketë rajon dhe drejtimin për në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Elezit që lidh Kosovën me Maqedoninë, ku qytetarët dhe bizneset do të përfitojnë në kohë për të zhvilluar e transportuar ekonominë e tyrë shumë herë më të shpejt e më cilësisht se më parë.
Me këto të dhëna të rëndësishme për investimin, deri tani më i madhi i ndodhur në Republikën e Kosovës, ju garantojë se të tilla do të ketë edhe me tutje, kjo për të ndërtuar, KOSOVËN QË E DUAM TË GJITHË!
-Autostrada “Arbën Xhaferi” është rreth 65 kilometra e gjatë
-Në ketë projekt, janë të angazhuar mbi 3000 njerëz, rreth 80 % janë personel vendor; 344 kompani lokale, në shërbim dhe ndërtim; 80% e buxhetit të kuotuar në ketë projekt do t’i rikthehet prapë GDP’s vendore.
-Ura nga Kaçaniku deri në Han të Elezit është rreth 6 kilometra; Në të do të vendosen mbi 1400 trare të prodhuara në vend, në dimensione nga 35 deri në 45 metër të gjatë; Janë vendosur rreth 165 shtylla, lartësia e të cilave varion nga 3 metra deri në 80 metra; Është hedhur mbi 147 mijë metër kup beton; Pyetjes për jetëgjatësi të kësaj ure, i përgjigjemi me argumente të profesionistëve, “vetëm ndonjë apokalips”, ndryshe është i përjetshëm konstruksioni i saj.
Investimet e këtij lloji, mundësojnë integrimin rural e urban të Kosovës, por mbi të gjitha po bëhemi epiqendër moderne e lidhjes se korridoreve ndërkombëtare.