08,05,2024

Leard Sadriu ne Listen e Alain Giresse për dy miqësoret kundër Armenisë, dhe kundër Ishujve Faroe

Must Read

Ferizajas, Leard Sadriu, i cili me mjaft sukses po i mbron ngjyrat e Klubit të Futbollit Mura ne kampionatin Slloven, së fundi ka marrë ftesë për të qenë pjesë e skuadrës së përfaqësueses së Kosovës, , kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe, më 19 nëntor. Siç dihet më herët Sadriu, ka qenë anëtar i përfaqësueses së Kosovës U-21, U-19 si dhe U-17
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka publikuar listën e futbollistëve për dy miqësoret e këtij muaji, kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe, më 19 nëntor.
Për këto dy miqësore Giresse është përqendruar kryesisht në emra të rinj. Stërvitja e parë e Dardanëve është paraparë të mbahet, të hënën, në orën 18:30, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Në listë janë përfshirë 20 emra, që pritet të jetë rast për secilin për tu paraqitur në miqësoret e nëntorit, për të shijuar debutimin dhe natyrisht për të hyrë në syrin e selektorit për ndeshjet kualifikuese dhe tjera zyrtare.

LISTA E PLOTË E LOJTARËVE:
Visar Bekaj – Tirana (ALB);
Jozef Pukaj – Winterthur (SUI);
Ibrahim Dresevic – Karagumruk (TUR);
Lirim Kastrati – Ujpest (HUN);
Ilir Krasniqi – Llapi (KOS);
Jetmir Haliti – Mjallby (SWE);
Donat Rrudhani – Young Boys (SUI);
Lumbardh Dellova – Ballkani (KOS);
Leard Sadriu – Mura (SLN);
Uran Bislimi – Lugano (SUI);
Lindon Emërllahu – Ballkani (KOS);
Muharrem Jashari – Drita (KOS);
Blendi Idrizi – Regensburg (GER);
Jetmir Topalli – Istanbulspor (TUR);
Toni Domgjoni – Vitesse (NED);
Agon Sadiku – Honka (FIN);
Arianit Ferati – Fortuna Sittard (NED);
Valmir Veliu – Gaziantep (TUR);
Mirlind Daku – Mura (SLN);
Lirim Kastrati – Fehervar (HUN).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img