17,05,2024

LDK përballë PDK-së, e pafuqishme për t’i shtyrë zgjedhjet

Must Read

Këta të fundit kanë insistuar që kjo do të ndodh vetëm në vitin 2018.

Karshi kësaj situate, nëse partia më e madhe në vend vendos që vendin ta dërgojë në zgjedhje, atëherë LDK do të mbetet e pafuqishme përballë këtij veprimi. Madje kundërshtimi i zgjedhjeve nga LDK-ja,vetëm sa e përforcon arsyen që të shkohet  në zgjedhje.

Kështu vlerësojnë analistët e çështjeve politike në vend, sipas të cilëve vazhdimi i këtij koalicioni,  është vetëm thellim i krizës dhe humbje të shpresës.

Njohësi i këtyre rrethanave, Belul Beqaj në një përgjigje për lajmi.net potencon se deklaratat e Veselit mund të vijnë edhe për shkak të formimit të Gjykatës Speciale.

“S’do mend se GJS do të përfshi  individ edhe nga partia e tij. Por, mendoj se Veseli fuqinë supremative faktike dëshiron të formalizojë me zgjedhjet e ardhshme,ngase përkundër të gjitha rrethanave PDK-ja ,i ka gjasat më të mëdha të mbetet  partia më e mbështetur nga elektorati”, ka thënë Beqaj për lajmi.net.

Pra, zgjedhjet siç thekson ai, vetëm mund të formalizojnë këtë fakt, i cili PDK-së, së lënduar potencialisht mund të i jep sinergji me kusht që ajo të distancohet gjithnjë e më dukshëm nga dukuritë negative që kanë dal në dritë,të vazhdojë me reformat dhe të bëjë përtrirjen kadrovike kualitative.

Beqaj thotë se kundërshtimi i zgjedhjeve nga kryetari i LDK-së ,vetëm sa e përforcon arsyen që të shkohet  në zgjedhje dhe se në këtë rast, humbësja e vetme është LDK-ja.

“Vazhdimi i këtij koalicioni, në fakt është thellim i krizës dhe humbje të shpresës që shpie në pakënaqësi kolektive që mund të përfundoj me konflikt brenda kombëtar. Këto subjekte , edhe pse gjatë kësaj periudhe  kanë proklamuar  unanimitet, në fakt kurrë s’kanë qenë të tilla”, tha ndër tjerash Beqaj.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img