13,12,2024

LDK-ja me dy qëndrime për zgjedhjet

Must Read

Nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dalë me qëndrime të ndryshme sa i përket kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Derisa Lutfi Haziri ka thënë se ka evoluar qëndrimi i LDK-së dhe se tani duhet të ketë zgjedhje, Agim Veliu ka thënë se nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka qëndrim të unifikuar sa i përket kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Përderisa nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri ka thënë se qëndrimi i LDK-së ka evoluar dhe se tani kërkojnë që zgjedhjet të mbahen para se të vazhdojë faza finale e dialogut me Serbinë.
Nënkryetari tjetër i LDK-së Agim Veliu ka thënë se qëndrimi i kësaj partie nuk ka ndryshuar.
Veliu ka thënë se varësisht nga ndryshimi i rrethanave struktura e LDK-së do të vendosë nëse do të iniciojnë ndonjë mocion për rrëzimin e Qeverisë, shkruan sot Zëri.
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img