18,11,2024

LDK: Individët që mbështesin kauzën e rrejshme të opozitës nuk janë në anën e LDK-së

Must Read

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së LDK-së dhe kryetarëve të degëve të LDK-së, u kuptua se të gjithë ishin në mbështetje të ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas tyre ky pajtim i të gjithëve vjen si rezultat i bindjes se Kosova me këtë proces e forcon shtetësinë e sja e kështu duke e shënuar vijën e kufirit me Malin e Zi, Kosova nuk humb ansjë pëllëmb territor si dhe me anë të këtij ratifikimi hapet rruga për liberalizimin e vizave.

Konventa e LDK-së, e mbajtur në maj të ktij viti kishte mbështetur plotësisht orientimet strategjike të prezantuara nga kryetari i LDK-së, njëherës kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, orientime në të cilat përfshihej edhe Demarkacioni me Malin e Zi.

Përkrahjen për këtë të fundit e kanë dhënë edhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

Ata kanë thënë se zërat që po dëgjohen në opinionin publik, pra deputetë apo anëtarë të LDK-së të cilët shprehen se do të votojnë kundër në Kuvend, duhet të tregojnë se cilit koalicion i përkasin.

LDK u ka bërë thirrje atyre që të mos flasin për koalicionin qeverisës, sepse qëndrimet e LDK-së i prezantojnë organet udhëheqëse dhe statusore, kurse sipas tyre është çështje e vullnetit të tyre ndoshta edhe ndonjë interesi që të bëhen zëdhënës të AAK-së në njërën anë dhe mbështetër të atyre që po përdorin gazin lotësjellës dhe dhunën kundër institucioneve, në anën tjetër.

Ata shprehen se LDK-ja asnjëherë nuk ka qenë në anën e atyre që ushtrojnë dhunën dhe as në anën e atyre që kontestojnë hapat për përmbylljen e shtetësisë së Kosovës.

Individët, të cilët çdo ditë e helmojnë opinionin me të pavërteta, që mundohen me çdo kusht ta mbështesin një kauzë të rrejshme dhe krejtësisht me motive politike të opozitës nuk prezantojnë qëndrimet e LDK-së dhe nuk janë në anën e LDK-së.

Sipas tyre ata deputetë që bashkohen me ata që shpallin tradhtar çdo ditë, që kërcënojnë dhe shtantazhojnë shtetin dhe sipas tyre këta deputetë mund të kenë agjenda individuale por nuk prezantojnë politikat dhe qëndrimet e LDK-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img