21,05,2024

LDK akuzon pushtetin për keqmenaxhim në shëndetësi

Must Read

Ish-drejtori i shëndetësisë në kohën kur Ferizaj qeverisej nga LDK-ja, Burim Karameta, përmes një konference për media, ka theksuar se shëndetësia ferizajase është duke shkuar drejtë humnerës. Sipas tij, në shëndetësinë e këtushme janë duke u bërë keqpërdorime të buxhetit, duke akuzuar këtu bashkëpartiakun e tij që mbanë pozitën e kryeshefit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare Hesat Shatrolli. Karameta fajësoi pushtetin lokal edhe për mosfunksionimin e ambulantave nëpër disa fshatra.

“Po kthehet koha e para 2014-së e këtyre udhëheqësve musketjerë kur përftimet i kanë vetëm për vetën e tyre dhe familjarët e tyre, edhe tani kanë filluar në mënyrë të padrejtë të japin paga të beneficuara në mënyrë selektive, mund të potencoj veprimet e fundit të kryeshefit të QKMF-së, i cili me dëshirë të tij e ka kaluar gruan të punoj në ambulantë në fshatin Pleshinë, i cili po ashtu jeton në fshatin Pleshinë dhe gruaja e tij punon në atë qendër të mjekësisë familjare dhe e ka ambulanten në derë të shtëpisë dhe tani me këtë qeverisje ka filluar që pagën e gruas së tij ta paguaj me beneficion, sikurse ata punëtorë shëndetësor që me ligj u takon që punojnë larg shtëpive të tyre dhe paguhen shpenzimet e udhëtimit shtesë për mjekë dhe infermierë. Mund të them që përveç institucioneve shëndetësore, ambulantat e mjekësisë familjare janë duke u shndërruar në gërmadha, kemi reagime të shumta nga banorët e fshatit Varosh, ku më shumë se tre muaj nuk është asnjë mjek duke funksionuar atje, gjithashtu në ambulanten e fshatit Llojza, e shumë e shumë ambulanta të tjera”, tha Karameta për televizionjn Tema.

Karameta, shprehu shqetësim edhe për largimin e njerëzve profesionist nga pozitat udhëheqëse nëpër institucionet shëndetësore.

“Është prishja e raporteve ndërkolegiale në komunitetin shëndetësor, ku detyrohen që disa mjekë të japin disa deklarata kundërthënëse për shefat e tyre, vetëm e vetëm për të arrit qëllimin deri te shkarkimi i tyre, nga pozicionet profesionale janë duke u larguar shefat dhe ata mjekë që kanë ushtruar detyrat e tyre deri më tani vetëm për shkak të raporteve të tyre se nuk qëndrojnë mirë me këta udhëheqës, është konkretisht rasti i shefit të sektorit të stomatologjisë”, u shpreh Karameta.

Ish-drejtori i shëndetësisë nga radhët e LDK-së, përmendi edhe mosfunksionimin e aparateve të rëntgenit të cilët ka disa muaj që nuk punojnë. Ai apeloi tek organet kompetente që të inspektojnë punën që po bëhet në shëndetësi, në mënyrë që qytetarëve t’iu ofrohen shërbime adekuate, transmeton televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img