04,12,2024

Largohet nga puna Drejtori i Urologjisë, ky person emërohet ushtrues detyre!

Must Read

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Klinik dhe Spitalor të Kosovës kanë marrë sot vendim për Drejtorin e Repartit të Urologjisë, Rexhep Kasumaj.
Zyra për informim e SHKSK-së ka konfirmuar për Indeksonline se Kasumaj është larguar nga puna.
Ndërkaq, sipas përgjigjes së tyre, ushtrues detyre në këtë post është caktuar doktor, Sabit Mehmeti.
“Ju njoftojmë se dretori i përgjithshëm i SHSKUK, ka marrë vendim për largim të përkohshëm nga puna të dr. Rexhep Kasumaj. Në vend të tij, ka emëruar ud. Drejtor, dr. Sabit Mehmeti”, thuhet në përgjigjen e zyres së drejtorit të SHSKS-së.
Ndryshe, Kasumaj u arrestua të premten nga policia pasi dyshohet se i kërkoi 100 euro ryshfet nga një pacient për të operuar të njëjtin pa pritur në rend.
Kujtojmë, se për këtë ka dhënë sqarimin e saj edhe Policia e Kosovës.
“Mund të ju konfirmojmë se sot me datë 06.07.2018 rreth orës 10:20, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK) pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, ka ndërmarr disa veprime policore në drejtim të hetimit të një personi,  mbi dyshimin e bazuar të përfshirjes në veprën penale Marrje e Ryshfetit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të hetuesve policore, është arrestuar në flagrancë i dyshuari M/Sh/K, i cili dyshohet se nga një qytetar ka marrë para për ti kryer shërbime mjekësore”, ka sqaruar policia./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img