10,05,2025

Largohen shtatë deponi ilegale të mbeturinave

Must Read

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë bashkë me punonjësit e palodhur të KRM “Pastërtia”, ka javë që ka filluar aksionin për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave në qytet dhe fshatra. Një aksion i tillë është zhvilluar edhe në fshatrat si Mirosale, Sojeve, Gërlicë. Sipas zyrtarëve deri më tani janë larguar dy deponi të mëdha me mbeturina të ngurta, 4 deponi të mesëm, deponi të përziera dhe një deponi të vogël.

Zyrtarët e DSHPE-së në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal janë në mbikëqyrje të situatës, duke u angazhuar për identifikimin e ndotësve, gjersa të njëjtën do të procedohen me gjobë për ndotjen e mjedisit.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë bashkë me KRM “Pastërtia” ripërsërisin apelin që mbeturinat të hidhen vetëm në vendet e përcaktuara për hedhjen e mbeturinave, gjersa rikujtojnë se për mbeturinat e ngurta, është e përcaktuar zona përkatëse në fshatin Dremjak.

Aksioni do të vazhdojë edhe javën e ardhshme për heqjen e këtyre deponive, nëpër lokacione të ndryshme si në qytet, por edhe në fshatra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Lidhet marrëveshje tripalëshe, gjobat e trafikut shpërndahen përmes postës

U nënshkrua marrëveshje mes Komunës së Ferizajt, Postës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në Ferizaj, për kryerjen e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img