11,12,2025

“Lamtumirë dashuria ime!”, shqiptari i dërgon ish-të dashurës “videon e vetëvrasjes” dhe e pëson keq

Must Read

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, me protagonist një shqiptar. 39-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, kishte inskenuar me një video vetëvrasjen pas ndarjes nga e dashura dhe më pas ia kishte dërguar.

Ai shfaqej me armë në kokë duke i shprehur fjalë prekëse. Shqiptari i kishte thënë: Lamtumirë dashuria ime”. Vajza, shumë e tronditur nga videoja që i kishte dërguar ish i dashuri i saj, kishte njoftuar menjëherë policinë.

Efektivët janë gjendur menjëherë në shtëpinë e shqiptarit dhe e kanë gjetur shëndoshë e mirë. Pas një kontrolli në banesë i sekuestruan armën tip “Glock” gjysmë automatike që kishte përdorur në video dhe fishekë të kalibrit 38. 39-vjeçari ka përfunduar në pranga.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Olza Hashani, Mersud Bajrami dhe Riola Hysa fitues në Festivalin Folklorik të Këngës “Ferizaj 2025”

Salla e Teatrit “Adriana” mbrëmë ishte e mbushur përplot me artdashës nga mbarë trojet shqiptare, ku u zhvillua programi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img