18,06,2024

Lajmet, stresi, lajmet, efekti

Must Read
Shkruar nga Tahire Berisha Abazi

Ora 17. Radio Televizioni i Kosovës, po fillojmë Lajmet.

  • Një ngjarje e rëndë tragjike ndodhi sot në … ku një X person e qëlloi për vdekje të renë dhe gruan e tij.

Në qytetin M mbeti nën rrënoja një i ri..

Lajmet në Klan Kosova : – Një ngjarje e rëndë makabre ndodhi sot në qytetin… u vranë …, u mbyt…

Lajmet T7: – Sot në qytetin e … nga një person i sëmurë psiçik u vra … u mbyt…..

Lajmet Tv 21: – Sot në qytetin e … nga një person ende i paidentifikuar u vra gruaja dhe gruaja e djalit….

Lajmet KTV : – Sot në qytetin e …. Policia raportoi për vrasjen e … pastaj, …- një i ri thuhet të ketë mbetur nën rrënoja…

Dhe kështu me radhë në të gjitha TV bëhet lajmi qendrorë një vrasje dhe një rast shumë tragjik që ndodhë në Kosovë.

Sa herë që lajmi transemtohet e ndëgjohet sikur shumëzohet tragjedia e cila prekë thellë mendjen dhe shpirtin e çdo qytetari.

Dhe të nesërmen në mëngjes zgjohemi për të filluar një ditë të re. Ndezim Tv për të dëgjuar lajme të nevojshme me dëshirën që të nisim një ditë të mbarë.

Në TV. Spikeri lajmëron : – Ora 7. Po nisim lajmet. Dje në qytetin e … u vra nga një ….

  • Dje mbeti nën rrënoja një….

Shkojmë në punë me minus energji. Na presin plot detyra dhe palë të cilëve duhet të iu japim vetëm pozitivitet. Ngjarjet dhe lajmet na kanë prekur shumë. Vazhdojmë edhe në shoqëri me po ato lajme tashmë pa ditur se edhe na u kanë ngulitur në kokë.

  • A dëgjove si u mbyt, po ai po ,po edhe ate e kishte vrarë, keq shumë keq….
  • E njihje Ti a, po, po e njihte ai filani ish djali i këtij e atij eee. …

Kthehemi nga puna në shtëpi.

Shtrihemi për të pushuar. Ndezim pakë atë TV që as që dëshirojmë ta ndezim por është bërë shprehi.

BAM. Lajmet :

  • Sot u hap dera për kryeshnosh për familjen …. Të cilëve dje iu vra …
  • “As edhe sot nuk u arritë të gjendet dorasi i “….
  • U nxorr pa shenja jete i riu….

Lajme, lajme . do të ndërroj programin.

Të shoh një serial.

Në serial se ç’vlojnë personazhet, bërtasin, ulurasin, disa në gjuhë të huaja , qajnë , poashtu edhe në gjuhën tonë serialet njejt , bërtasin nuk duhen , ndahen , përsëri qajnë , s’ di më a duhen a nuk duhen, kryesorja qajn, vajtojnë, kërcnojnë.

Eh llahtari, Pse more gjithë kjo llahtari gjithë ky vlim, zierje e keqe.

Pse , a mos bota po ekzistojka prej pak viteve . A thua ekzistojmë vetëm prej kur ekziston edhe transmetimi i informacionit në të gjitha kanalet dhe mjetet e mundshme transmetuese.

Gjërat e këqija kanë ndodhur edhe më parë , mendoj tragjeditë vrasjet mbytjet. Por lajmi do filtrim, do kohën e vet por edhe vendin e vet. Çka nëse lajm qendrorë bëhet një ngjarje makabre. A mos po e mbysim me lajm edhe energjinë e mirë, mos po i topitim ndjenjat njerëzore dhe besimin në të mirën.

Unë nuk po them që këto gjëra të mos thuhen të heshten ose të fshehen. Por vetëm se këto të mos jenë lajme qendrore me të cilat do ta ngulfatim qytetarin tone për disa ditë rresht, duke ia prerë hovin e jetës duke krijuar stresin si valë transmetuese te gjithësecili .

Na ishte një herë një kohë kur lajm quheshte të japësh të arriturat e një fabrike. Prodhimet e shumta dhe të reja. Lajm ishte të flitej për të arriturat e ndonjë individi, sikur psh. Majlinda Kelmendi. Për Majlindën dhe Gjudistët kosovarë edhe sikur të flitej një javë rresht në lajme nuk do të bëhej e tepërt , sepse do të shpërndanim një lajm që dikush , një fëmi, një i ri do të motivohet dhe do të iu përvishet punës për të ndjekur modelin.

Lajm kryesorë do të duhej të ishin të arriturat e vendit, rritja ekonomike ngjarjet me karakter artistik, kulturorë. Dhe të gjithë do të ndjenim atë anën e butë e të mirë të shtetit që të mundoheshim me dëshirë ta preknim .

Në një kohë kur flitej vetëm të bëmat e dikujt konsiderohej si bisedë e njerëzve të paemancipuar, njerëzve të pa ngritur. Dhe ato biseda liheshin në margjina. Nuk konsideroheshin vlera bash gjithqka .

Psh. Një gazetare në TV Klan të Shqipërisë nxjerr këtë raport për të njoftuar publikun .

  • Një e re kishte ngelur shtatëzënë me të fejuarin e saj. I fejuari e kishte braktisur atë pasi kishte marrë vesh se e dashura paskish mbetur me barrë … blla, blla, blla.

Jo , jo ky nuk është lajm. Kjo është një ndodhi aq personale e dikujt sa që nuk duhet të merr vend aspak në lajme.

Por kur nuk ke çka të ofrosh tjetër merresh me ato temat që njëher në një kohë quheshin tema të njerëzve pak si të paemancipuar.

Them, dilni dikush e analizoni se çfarë efekte kanë lajmet dhe a janë në vijën me të cilën kemi projektu zhvillimin e shoqërisë tonë. A na dërgojnë këto fjalë në kahet që ne po i përcaktojmë si ardhmëri e rinisë sonë .

___________________________________________________

Vërejtje: Imitimi i lajmeve është thjeshtë një analogji me esencën e lajmit të transmetuar përmes kanaleve televizive që dmth nuk është inetrpretim i saktë fjalë për fjalë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aliu: Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni i Policisë, tashmë ka mbyllur gjysmën e punimeve

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se nënkalimi te stacioni i Policisë për vetura...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img