20,04,2024

Lajmërohet djali i kryeminstrit, ja çfarë “sqarimi” ka për gjetjet e VV-së

Must Read

largea_konference-isa-mustafa-foto-ridvan-slivova-2-e14474837284891457421328

Djlai i kryeministrit Mustafa, Besnik Mustafa, përmes llogarisë së tij në Facebook ka reaguar ndaj siç i ka qujatuar ai sulmeve të VV-se.

Ky është reagimi i plotë :

“Reagim Lidhur me sulmet e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje të publikura në Portalin Koha dhe në portalet tjera, në emër të kompanisë MAKCAR ju informoj si vijon: Kompania MAKCAR L.L.C. ka filluar te operoj qe nga dt.14.04.2010. Kjo kompani është e autorizuar për shitjen dhe servisimin e Markës së njohur botërore BMW Group. Kompania MAKCAR L.L.C. nga viti 2010 e deri më vitin 2014 ka qenë e Autorizuar nga MAKKAR DOO – Maqedoni. Ndërkaq me falimentimin e firmës në Maqedoni, Frima e autorizuar në Kosovë nga viti 2015 vepron me autorizim nga M Car DOO me seli në Shkup. Nga muaji prill I vitit 2014 deri në mars të vitit 2015, MAKCAR në Kosovë, i është rekomanduar nga BMW Group nga Gjermania, që brenda kësaj periudhe të furnizohemi me pjesë rezervë nga përfaqësitë në regjion, të cilat ofrojnë kushte më të përshtatshme, përfshirë edhe DELTA motors, që është përfaqësues zyrtar I BMW Group, në mënyrë që firma të jetë përgjegjëse ndaj klientelës, deri në autorizimin e përfaqësuesve tjerë. Çdo blerje bënda kësaj periudhe është bërë me transaksion banker, në mënyrë legale, duke përmbushur të gjitha detyrimet ligjore në Kosovë.Pas aktivizimit të firmës së re në Maqedoni, nga muaji prill i vitit 2015 Kompania MAKCAR furnizohet nga M Car në Maqedoni, e cila si e vetme e ka të drejtën e përfaqësimit për territorin e Maqedonisë dhe të Kosovës dhe nuk vazhdon të furnizohet nga firmat e tjera. Sulmet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kompanisë sime i kosideroj të dëmshme dhe qëllimkëqia. Në këtë kompani punojnë 11 punëtorë, të gjithë nga Kosova, me investime private dhe pa asnjë ngarkesë të sektorit publik. Që nga fillimi i punës, kjo kompani, sado e vogël, ka kontribuar në buxhetin e shtetit në shumë prej mbi 1.5 milion euro. Sulmet e tilla rrezikojnë punën e kompanisë dhe të punëtorëve që punojnë aty”. Me respekt, Besnik MUSTAFA

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img