03,07,2025

“Lagja e trimave”, edhe sot gjykim me dyer të mbyllura

Must Read

“Ende vazhdojnë dëshmitë e koduara. Seanca shkoi në rregull, nuk pati ankesë prej të akuzuarve për maltretime. E vazhdojmë më datën 14 seancën e radhës”, deklaroi avokati i mbrojtjes, Mefail Asllani.

Ndërkohë, ende nuk dihet se kur do të merret për shqyrtim nga Prokuroria Publike Speciale lënda gjyqësore për “Lagjen e trimave”, por as edhe lëndët e tjera si “Sopoti” dhe “Monstra”.

Nga Prokuroria Speciale në një prononcim për gazetën “Koha” thonë se këto lëndë nuk mund të proceduohen nga PPS pa u bërë paraprakisht ndryshimet e kërkuara në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Ne jemi të vetëdijshëm për interesin e lartë që opinioni ka për këto  raste. Megjithatë, potencojmë se nuk ka asnjë risi në këtë drejtim, në veçanti për rastin “ Lagja e Trimave”.

Theksojmë se ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve janë thelbësore për punën tonë të mëtejmë”,- thonë nga Prokuroria Speciale Publike.

Edhe avokati i mbrojtjes në lëndën “Lagja e Trimave”, Mefail Asllani,  thotë se kanë kërkuar nga Prokuroria Speciale të merret me këtë lëndë, por akoma nuk kanë përgjigje, shkruan Zhurnal.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img