03,05,2024

Lagja e thelle malore “Mahalla” në Zaskok shumë shpejt bëhet me rrugë të asfaltuar

Must Read

Të shtunën në fshatin Zaskok, ka filluar së realizuari zgjerimi dhe asfaltimi i segmentit të jashtëm të qytetit që lidh rrugën kryesore të fshatit Zaskok me lagjen “Mahalla, e që lidhet më fshatin Greme.

Nga afër punimet në këtë projekt i ka përcjellë edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorë të Drejtorive komunale dhe kryesuesin e kuvendit Faruk Gurin.

Kryetari Svarqa, këtë projekt e ka cilësuar si tejet të rëndësishëm, dhe i cili i lehtëson mjaft shumë jetën banorëve të këtij lokaliteti.

“Është një segment tepër i rëndësishëm për jetën e banorëve ku do t’ju mundësojë një qarkullim më të lehtë këtyre banorëve, sepse zgjerimi I rrugëve natyrisht që tashmë është një domosdoshmëri dhe krijon mundësi edhe për lëvizje të lirë të nxënësve, por edhe qytetarëve në këtë segment”, ka thënë kryetari Svarqa, përderisa ka shprehur kënaqësinë e tij që gjendet në mesin e banorëve të fshatit Zaskok.

“Jam shumë i lumtur që po me jepet mundësia që të jem sot së bashku me zaskokakit, me të cilët kemi një bashkëpunim dhe një marrëveshje për lirimin e hapësirave publike në dobi të realizimit të këtij projekti. Ne tashmë kemi ndryshuar jetën në Zaskok edhe me investimet e realizuara paraprakisht, si dhe me rrugën kryesore si dhe me rrugën që shpije nga Zaskoki deri ne Doganaj, i cili segment është njëri ndër segmentet identitare të qeverisë komunale”, ka deklaruar Svarqa.

Segmenti i unazës së jashtme të qytetit edhe sot është cilësuar si shumë i rëndësishëm për qarkullim.

“Unaza e jashtme fillon nga Prelezi i Jerlive përgjatë fshatit Kosinë, në drejtim të fshatit Dremjak-Balaj dhe Nerodime si dhe Manastric-Zaskok deri në Greme e Rakaj, dhe ky është një segment afër 30 kilometra dhe është investim i Ministrisë së Infrastrukturës për çka edhe më këtë rast ju shprehi mirënjohje në veçanti ministrit Lutfi Zharku”, ka thënë kryetari Svarqa.

Kemajl Goca, banor i lagjes “Mahalla” në fshatin Zaskok, me këtë rast është shprehur tejet i kënaqur me realizmin e këtij projekti. Tha se një projekt i tillë i ka munguar fshatit Zaskok.

U bë e ditur se gjatësia e unazës së jashtme të qytetit ka një gjatësi prej 30 kilometra, ndërsa kushton 2 milion e 800 mijë euro.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img