27,11,2025

Labinot Tahiri në vaj: Qe 8 muaj këmbë ime s’ka shkel në Evropë e Amerikë, një zot e di kur liberalizohen vizat

Must Read

Deputeti Labinot Tahiri po vajton dorëzimin e pasaportave të tij deri në liberalizimin e vizave – raporton Periskopi.

Në një publikim në Facebook, ai ka shkruar se tashmë janë bërë tetë muaj që kur këmba e tij nuk ka shkelur në Evropë apo në Amerikë dhe nuk do të shkel derisa të dalë një qytetar pa viza.

Por, i dëshpruar ai thotë se një zot e di se kur do të ndodh ajo.

Publikimi i plotë i Tahirit:

L . T

Sa do që është e tepert dhe e rëndë jeta e qytetarëve te mi, këtë padrejtesi, e ndjejë edhe unë sebashku me femijet e mi, bashkëshorten time babë e nanë.

Dikush mund të bëjë shaka, por unë u izolova me bashkqytetarët e mi kur dorezova pasaporttat e mia me viza!

Këtë e kam ba me zemër e me shumë përgjegjesi të madhe se nuk e lejon zemra që unë te shetis e ju te rrini të mbyllur.

Tani u bënë 8 muaj që kēmba jonë nuk shkel në Evropë apo nē Amerikë dhe nuk do të shkelë derisa të dalë një qytetarë pa viza.

Se kur do ndodh ajo nje Zot e di!

Por ne vazhdojmë ta duam Kosovën e Shqipërise më shumë se çdo shtet tjetêr!

Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img