Kryetari i Komunës Rufki Suma priti sot në takim rasti z.Labinot Tahirin njëherit Udhëheqës i “Fondacionit Labinot Tahiri”
Gjendja me situatën e Pandemisë së Koronavirusit në fillimin e sajë gjeti shumë familje të papërgatitura për më shumë të një kategorie me gjendje më të rënduar sociale.
Dhe atëherë kur ishte nevoja më e madhe që kjo kategori e familjeve të ndihmohej ishin shoqatat humanitare, kompanitë dhe individët e vullnetit të mirë që u bënë krah te komunës së Hanit të Elezit dhe shumë nga ata familje përfituan ndihmë emergjente në mënyrë që atë situate ta përballojnë sa më lehtë.
Labinot Tahiri me fodacionin e tij ishin ndër të parët që kontribuan me pako ushqimore për shumë familje të Komunës së Hanit të Elezit.
Kjo ishte edhe arsyeja që kryetari i Komunës Rufki Suma të ftoj z.Tahirin për të vizituar komunën e Hanit të Elezit dhe në emër të të gjithë atyre familjeve përfituese, ti ndaj “Mirënjohje” z.Labinot Tahirit si shenjë e respektit dhe falënderimi për kujdesin e tij për komunitetin e Hanit të Elezit.
Gjatë vizitës në komunën e Hanit të Elezit z.Labinot Tahiri vizitoi edhe Kompleksin e Dëshmorëve në Puset e Nikës për të nderuar veprën dhe sakrificën e Dëshmorëve të trojeve tona.