20,12,2024

Labinot Tahiri ndan donacion për gratë e veja të Krushës së Madhe të cilave iu vranë burrat gjatë luftës së fundit

Must Read

Për nder të pavarësisë së Kosovës, humanisti Labinot Tahiri ka vendsour të bëjë një donacion prej 10.000 eurosh për gratë e veja të Krushës së Madhe.

Arsye e këtij donacioni, Labi thotë se është përkrahje për punët që i bëjnë ato për t’i mbajtur familjet ku shumë fëmijë mbeten jetima pa baballarë, përcjellë Gazeta Blic.

“Tani , kur sot po festojmë ditën e Pavaresisë së KOSOVÊS, burrat e shumë grave të veja nga Krusha e madhe dhe në Kosovë, u vranë në luftên e fundit, nga masakrat e bêra prej duarve të ushtrisë kriminale të SERBISË.”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

PËR NDERË TË PAVARESISË

DONACIONI I RADHËS 10.000€

10.000€ për gratë e veja të Krushës se madhe, si përkrahje për punet që ato i bëjnë për ti mbajtur familjet e tyre ku shumë fëmijë mbeten jetima pa baballarët e tyre!

Tani , kur sot po festojmë ditën e Pavaresisë së KOSOVÊS, burrat e shumë grave të veja nga Krusha e madhe dhe në Kosovë, u vranë në luftên e fundit, nga masakrat e bêra prej duarve të ushtrisë kriminale të SERBISË.

Nesêr do ti vizitojë , dhe do ta takojë zonjen Fahrie, kurse diten e marte do ti hedhim në llogarinë e shoqatës se tyre këto fonde!

Ju them të gjithave nënave dhe vajza shqiptare, do ta keni përkrahjen nga fondacioni ynë dhe duart e shqiptarëve gjithmonë.

Falenderojë të gjithë donatorët e Fondacionit.

Zoti ju bekoftë!

Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img